PD thirrje emigrantëve shqiptarë: Ejani votoni më 25 prill

PD thirrje emigrantëve shqiptarë: Ejani votoni më 25 prill

Partia Demokratike ka reaguar kundër kryeministrit Edi Rama, ndërsa thekson se pas 8 vitesh qeverisje ai dështoi për sigurimin e votave të emigrantëve shqiptarë. Përmes një deklarate për mediat, PD-ja thekson se Rama është dështim në çdo drejtim.

Rregjistrimi i qytetarëve shqiptarë që jetojnë jashtë atdheut është përgjegjësi ekskluzive e qeverisë dhe Edi Rama nuk e përmbushi qëllimisht atë. Për 8 vite me radhë, Rama përdori emigrantët dhe Diasporën për propagandë dhe për abuzim me fondet publike. Rezultati final ishte mashtrimi dhe zhgënjimi i mbi 1 milionë shqiptarëve të Diasporës”, thuhet në deklaratën e PD.

Mes të tjerash Partia Demokratike thekson se kur të marrë pushtetin, do të bëjë të mundur votimin elektronik për çdo qytetar shqiptar, brenda dhe jashtë vendit.

Me votimin elektronik ne përmbushim angazhimin tonë që shqiptarët e Diasporës të ushtrojnë të drejtën e tyre kushtetuese për të votuar nga vendi ku jetojnë. Partia Demokratike u bën thirrje emigrantëve të vijnë në Shqipëri për të votuar në 25 Prill. Së bashku do të bëjmë ndryshimin!”, përfundon deklarata.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy