I fiksuar pas gruas së martuar në Tiranë, por burri i saj i kap “mat”. Ja çfarë ndodhi më pas

I fiksuar pas gruas së martuar në Tiranë, por burri i saj i kap “mat”. Ja çfarë ndodhi më pas

Një burrë i martuar në Tiranë është “fiksuar” për të krijuar një lidhje intime me një grua po të martuar. Kërkesa e tij për lidhje jashtëmartesore është kundërshtuar nga gruaja, por ai nuk ka hequr dorë.

Për pesë muaj me radhë ai e ka shqetësuar gruan e martuar, duke e ndaluar në rrugë, duke i shkuar tek vendi i punës, si edhe përmes telefonatave.

Pas një kallëzimi të të dëmtuarës, shtetasi L. Xh. ka përfunduar si i pandehur në Gjykatën e Tiranës për akuzën e “përndjekjes”. Ai është shpallur fajtor dhe është dënuar me 6 muaj heqje lirie.

Sipas gjykatës, procedimi penal ndaj L. Xh. ka nisur pas një kallëzimi të bërë ndaj tij në ditët e fundit të dhjetorit 2016, raporton “Panorama”.

Ai është kallëzuar nga një grua e martuar, e cila ishte shqetësuar prej tij për 5 muaj me radhë. Sipas kallëzimit, gjatë gjithë kësaj periudhe L. Xh. i kishte kërkuar kallëzueses të krijonin një marrëdhënie jashtëmartesore me njëri-tjetrin.

Këtë kërkesë ai ia ka përsëritur herë pas here, duke i dalë përpara në rrugë, apo duke i shkuar tek vendi i punës.

Në një prej këtyre ditëve, i pandehuri ka ndaluar në rrugë kallëzuesen dhe i ka kërkuar që shkonin diku për të pirë një kafe. Kërkesa e tij është refuzuar nga kallëzuesja.

Në këtë kohë, pranë tyre është afruar bashkëshorti i kallëzueses. Sipas vendimit, mes dy meshkujve ka lindur një debat me fjalë. Të nesërmen e kësaj dite, e dëmtuara ka paraqitur kallëzimin penal ndaj të pandehurit.

Gjatë gjykimit i pandehuri ka pranuar akuzën dhe ka shfaqur pendim të thellë, duke sqaruar se nuk ka pasur si qëllim përndjekjen e kallëzueses dhe as për t’i krijuar asaj probleme familjare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy