
Më 21 janar shënohet Dita Ndërkombëtare e Përqafimeve. Për herë të parë, kjo ditë u festua më 21 janar të vitit 1986 në Michigan, SHBA.
Ditën ndërkombëtare të përqafimit e shpalli Kevin Zaborney, i cili njihet edhe si "ambasadori i përqafimit".
Besohet se Zaborney e zgjodhi këtë datë pasi ajo është afër Krishtlindjeve, Vitit të Ri dhe Shën Valentinit. Edhe pse ai mendoi se ideja e tij do të dështonte, ndodhi e kundërta.
Qëllimi i Ditës Ndërkombëtare të Përqafimit është të inkurajojë të gjithë të përqafojnë më shpesh familjen dhe miqtë. Një përqafim i sinqertë e kënaq të gjithë. Gjatë përqafimit, ndodhin një sërë reaksionesh kimike në trup.
Kur përqafojmë dikë, ose kur dikush na përqafon dhe ai dikush është i dashur për ne – jo domosdoshmërisht partneri, mund të jetë fëmija ynë ose një mik – energjia e dy qenieve shkëmbehet, duke stimuluar sekretimin e hormoneve të lumturisë dhe kënaqësisë. Këto hormone veprojnë në sistemin tonë limbik, pjesë e trurit, duke krijuar një ndjenjë sigurie dhe, deri në një farë mase, lumturie.



