Në pjesën e parë të Zululandit u fol për median, portalet, gazetat print. “Para dhjetë vitesh qëllonte që me shkrim mund të provokohej mbledhja e Këshillit kombëtar të një partie, ndërsa sot kjo gjë nuk ndodh, gjë që tregon se media e ka humbur forcën e vet”, tha Mentor Kikia. Ndërsa për Robert Rakipllarin problem i medias sot është fakti që “portalet nuk kanë redaksi; kanë thjesht një a dy gazetarë, të cilët shpesh marrin copy-paste çfarë u sheh syri nëpër portale të tjera apo në rrjetet sociale; kjo është arsyeja që portalet më të mira vijojnë të jenë emrat që kanë dalë prej medias tradicionalë, si Top-channel, Panorama, Tema, etj”.
Lidhur me krizën politike, Rakipllari ishte me idenë se “ndërkombëtarët janë indiferentë ndaj krizës politike, dhe kjo në një farë mase lidhet me ndërrimin e administratës në Ëashington”. Ndërsa Kikia tha se “situata është e paqartë, sikur të më pyesin se çfarë do ndodhë nesër, unë nuk jam në gjendje të them asgjë, pasi kemi PS-në e PD-në që janë në llogoret e tyre, dhe kemi LSI-në që në mëngjes është me qeverinë, në mesditë është me opozitën e në mbrëmje mban një qëndrim mbi palët”.
Bisedën e plotë mund ta ndiqni në linkun



