Çajrat dhe përzierjet që zhdukin kollën/ Herbalisti Gjeçi: Lulja e shtogut përdoret edhe për fëmijët dy javësh

Çajrat dhe përzierjet që zhdukin kollën/ Herbalisti Gjeçi: Lulja e shtogut përdoret edhe për fëmijët dy javësh

Ndryshimi i stinëve shpesh sjell shqetësime shëndetësore, dhe kolla është një nga simptomat më të zakonshme.

Herbalisti Irfan Gjeçi sugjeron çajin me lulë shtogu për të pastruar sekrecionet dhe për të ndihmuar në rastet e temperaturave të larta.

I ftuar në programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Gjeçi theksoi rëndësinë e përdorimit të bimëve gjatë gjithë vitit për forcimin e sistemit imunitar dhe për të mbajtur trupin dhe mendjen të shëndetshme.

Ky vit është prap një vit i ngarkuar me mutacione të covid dhe gripit të zakonshëm. Dhe normalisht kujdesi duhet të jetë i veçantë sepse ne kemi në dorë farmacinë e Perëndise, kemi bimët.

Të gjitha problemet shëndetësore gjithmonë janë zgjidhur me anë të bimëve, aq më tepër në kohërat e virozëve gripale, të cilat po japin problem edhe organet tjera.

Në këto rast duhet që bimët i përdorim si cajra gjatë tërë stinëve të vitit, dhe në këtë rast do të kemi në gjendje shumë të mirë sistemit tonë imunitar, mandje do të jemi të fortë fizikisht, mendjen më të kthjellët gjithmonë më bimët.

Herbalisti Gjeçi solli si shembull çajin me lulë shtogu, i cili është i sigurt edhe për fëmijët dy javësh.

Lulja e shtogut është një nga antibakterialet dhe antiviralet më të fuqishme që ekzistojnë, dhe ka qenë e përdorur që nga lashtësia.

Lulja e shtogut është një nga antibakterialet dhe antiviralet më të fuqishme që eksitojë. Duhet thënë që lulja e shtogut dhe fruti i shtogut janë përdorur që në lashtësi. Kjo bimë përdoret që te fëmijët dy javësh për arsye se ajo shmang temperaturën që godet në tru, me sasira të vogla. Merret një lugë kafe zihet ën filxhan ujë dhe i jepet fëmijës gradualisht nga pak e nga pak.

Kurse kur kemi bllokim të fytit dhe përgatisim frytin e shtogut ne formë shurupi, poshtu dhe për temperatura të larta.

Më pas kemi lulen e aguliçes se na nxjerr edhe sekrecionet.   

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy