Dalin rezultatet/ Albin Kurti rimerr Vetëvendosjen (VIDEO)

Dalin rezultatet/ Albin Kurti rimerr Vetëvendosjen (VIDEO)

Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur dje zgjedhjet për kryetar. Rezultatet paraprake shpallën fitues Albin Kurtin, me shumicë dërrmuese të votave.

Siç raporton “Zëri”, në bazë të rezultateve paraprake 98.82 për qind kanë votuar pro për Albin Kurtin si kryetar, 0.61 për qind kundër, 0.57 për qind kanë abstenuar dhe 0.26 për qind janë shpallur vota të pavlefshme.

Në një njoftim të Vetëvendosjes në orët e vona të së dielës thuhet se Komisioni Zgjedhor i Përgjithshëm konstatoi se në këtë proces votimi janë shënuar rekorde në pjesëmarrjen e anëtarëve në zgjedhje në shumicën e qendrave.

Kurti rikthehet kështu në krye të Vetëvendosjes, e cila javët e fundit u përfshi nga debate të ashpra dhe largime të disa deputetëve.

Tre vitet e fundit, postin e kryetarit të Vetëvendosjes e ka mbajtur Visar Ymeri, i cili në atë kohë mori 97.42% të votave të anëtarësisë.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy