Qeveria pritet të miratojë së shpejti një sërë ndryshimesh ligjore që synojnë të luftojnë informalitetin në turizëm. Ministrja e turizmit Mirela Kumbaro tha sot pas mbledhjes së qeverisë se do të diskutohet edhe taksa e fjetjes që hotelet dhe njësitë akomoduese do t’I paguajnë bashkive.



