Një ilaç antiviral, i studiuar për të luftuar gripin, ka rezultuar se bllokon plotësisht transmetimin e virusit Sars-CoV-2 në vetëm 24 orë. Molnupiravir është një ilaç që merret në rrugë orale. Që nga 16 qershori, pasi është testuar te kafshët, molekula është në një fazë të avancuar të provave klinike edhe tek njerëzit.
Nëse Molnupiravir konfirmon potencialin e tij edhe tek njerëzit, ai mund të bëhet një mjet për të frenuar përparimin e sëmundjes, për të zvogëluar kohën e izolimit të pacientëve dhe për të shuar shpejt shpërthimet e virusit. Studimi i zbulimit u botua në “Nature Microbiology” nga studiuesit nga Georgia State University në Shtetet e Bashkuara.
"Ne kishim vërejtur se MK-4482 / EIDD-2801 ka një spektër të gjerë veprimi kundër viruseve të frymëmarrjes RNA dhe se administrimi oral në kafshë të infektuara zvogëlon sasinë e grimcave virale të lëshuara, duke ulur në mënyrë drastike transmetimin”, shpjegon koordinatori i studimit, Richard Plemper.



