
Një dasmë shqiptaro-amerikane e cila theu rrjetin këtë verë ishte ajo e personazhit tik-tok dhe modeles shqiptare Elida Loçit dhe Sebastianit nga SHBA.
Loçi në një komunikim për programin e mëngjesit në “Zgjohu me MCN”, foli për përshtypjet dhe faktin se ishte familja e bashkëshortit që zgjodhën që dasma të bëhet në Shqipëri.
Dasmën e bëmë në Shqipëri, sepse në fakt kjo ishte ideja e babait të Sebastianit. Ne kishin ardhur për pushime dhe pas propozimit të fejesës, ai na tha ta organizonim në Shqipëri.
Krushqit kanë ardhur grupe-grupe dhe ishte pak vështirë të organizoheshin, gjithsesi ja kaluam shumë mirë.
Fillimisht vallja u hap me vallen e krushqve, pastaj kemi kërcyer me këngë angleze dhe padyshim edhe hedhja e lekëve u ka bërë përshtypje, pro e kishin parë në internet se si hedhim lekë.
Ja kaluam vërtet mirë dhe ata u kënaqen shumë. Ishte diçka e veçantë.



