Biden bie dakord për të takuar Putin, kusht që të mos pushtohet Ukraina

Biden bie dakord për të takuar Putin, kusht që të mos pushtohet Ukraina

Presidenti amerikan Joe Biden ka rënë dakord për bisedimet e samitit të ndërmjetësuar nga Franca me presidentin rus Vladimir Putin për sa kohë që Rusia nuk pushton Ukrainën.

Një deklaratë e tillë u bë nga Shtëpia e Bardhë, ku sekretari për mediat Jen Psaki, sqaroi se takimi mes tyre do të ndodhë pasi sekretari amerikan i shtetit Antony Blinken dhe ministri i jashtëm rus Sergej Lavrov të takohen më 24 shkurt.

Megjithatë, në deklaratë, Psaki dukej se minimizonte perspektivat e një takimi që do të materializohej, duke pasur parasysh atë që zyrtarët amerikanë kanë thënë se gjasat janë të mëdha që Putini mund të nisë së shpejti pushtimin.

“Ne jemi gjithmonë gatshëm për diplomaci. Jemi gjithashtu të gatshëm të imponojmë sanksione të shpejta dhe të rënda nëse Rusia zgjedh luftën. Dhe aktualisht, Rusia duket se po vazhdon përgatitjet për një sulm të plotë në Ukrainë shumë shpejt”, tha Psaki në një deklaratë. Mbrëmjen e së dielës.

Samiti i propozuar, sipas një deklarate të Pallatit Elysee, u propozua nga presidenti francez Emmanuel Macron gjatë bisedave telefonike të njëpasnjëshme me Biden dhe Putin të dielën.

Macron është shfaqur si ndërmjetës diplomatik ndërsa kriza në Europë po vijon. Macron u takua me Putinin në fillim të këtij muaji në Moskë dhe foli me liderin rus dy herë në telefon gjatë së dielës. Zyrtarët francezë kanë thënë se përpjekjet e tij në diplomaci pasqyrojnë një dëshirë për të eksploruar çdo rrugë të disponueshme që shmang konfliktin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy