
Një gropë në mes të liqenit, sa e pazakontë, aq edhe e çmuar. Në një prej vendeve më të izoluara të planetit, 220 km nga rrethi polar arktik, gjendet një prej vendeve më të çmuara në Tokë. Gropa me shkallë në liqenin kanadez, Lac de Gras, nuk është gjë tjetër veçse një minierë diamantesh.
Diavik Diamond Mine nxjerr gurë të çmuan me një ritëm të pabesueshëm. Prej aty dalin 1500 kg diamante në vit, me një vlerë prej 100 milionë dollarë.
Mund të duket si një skenë e dalë nga filmat fantastiko-shkencorë, kjo edhe për shkak të rrugës që e lidh këtë zonë me pjesën tjetër të vendit. Një rrugë e tëra prej akulli lidh minierën me Yellowknife, kryeqyendrën e Territoreve Veriperëndimore të Kanadasë.
Në zonën e minierës punojnë 700 persona, por shumë shpejt ajo mund të kthehet në një vend të braktisur. Miniera është hapur në vitin 2003 dhe në atë kohë “jeta” e saj u parashikua se do të ishte 16-22 vjet. Kjo do të thotë se nga viti i ardhshëm, diamantet mund të nisin të pakësohen. Por gropa e minierës Diavik do të mbetet vepra më surreale që njeriu ka krijuar në peizazhin arktik. / La Stampa /



