Integrimi i Shqipërisë në BE/ Calavera: Jemi në përfundim të dokumentacionit për Shqipërinë

Integrimi i Shqipërisë në BE/ Calavera: Jemi në përfundim të dokumentacionit për Shqipërinë

Shefja e Operacionit Ndërkombëtar të Monitorimit, Genoveva Ruiz Calavera, e cila është njëkohësisht dhe drejtore e Komisionin Evropian për Ballkanin ka reaguar sot në lidhje me negociatat e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut me Bashkimin Evropian.

Në një  reagim në mediat sociale, Calavera shprehet se po punohet për detajet e fundit të dokumenteve që përcaktojnë kornizën nëtë cilën do zhvillohen negociatat.

“Po, ne jemi duke punuar në detajet e fundit të këtyre dokumenteve të rëndësishme që përcaktojnë kornizën në të cilën do të zhvillohen negociatat për pranimin e Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut në BE”, shkruan shefja e ONM.

Ditën e djeshme, Komisioneri Evropian për zgjerimin dhe politikën e fqinjësisë, Oliver Varhelyi u shpreh se, Shqipëria duhet të përfundojë reformën zgjedhore dhe se pa këtë reformë, do të jetë shumë e vështirë për të ecur përpara, për më tepër, do të ishte për të ardhur keq nëse do humbej momentumi që u arrit për Shqipërinë, në gjirin e shteteve anëtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy