Në studion e MCN TV, ish-prokurori Ervin Karanxha tha se tenderat e AKSHI-t janë subjekt i një kallëzimi të detajuar, i cili është depozituar në SPAK nga një punonjës i këtij institucioni. I pyetur në lidhje me një njoftim që KPP i ka çuar Prokurorisë për kompaninë ABS Solutions, Karanxha tha se janë disa kallëzime penale që lidhen.
Në dijeninë tonë ka bërë edhe një punonjës i akshit kallëzim penal. Janë disa kallëzime penale që lidhen. Një punonjës i tyre ka bërë kallëzim dhe çështja është në SPAK. Për fakte konkrete, për tendera konkretë dhe fitues konkretë. Është një punonjës që ka bërë kallëzime edhe për probleme të tjera, për rrjedhje të dhënash. Mund të ketë edhe raste të tjera. Sot është për të qeshur por sot të gjitha të dhënat personale të shqiptarëve i kanë iranianët. Kanë dalë bashkëpunëtorët e Shërbimit Informativ Shtetëror. Kanë dalë anëtarë të vetingut që janë bashkëpunëtor. Me ditëlindje, emër babai dhe nëne. Kanë dalë të Homeland Justice.



