Izolimi në Britani mund të zgjasë deri në 6 muaj

Izolimi në Britani mund të zgjasë deri në 6 muaj

Britania e Madhe mund të izolohet deri në gjashtë muaj për të parandaluar përhapjen e koronavirusit në vend.

Gjatë fjalës së tij në konferencën e përditshme për mediat, mbi lajmet më të fundit të koronavirusit, nënkryetari i stafit mjekësor britanik, tha se izolimi i vendit, në një formë a tjetër, mund të zgjasë për muaj.

Jenny Harries, deklaroi se me kalimin e kohës, ndoshta gjashtë muajt e ardhshëm, do të kemi një përfundim më të qartë dhe do të shohim se ku po shkojmë.

Ajo theksoi se duhet t’a mbajmë shpërthimin të kontrolluar dhe pastaj, hap pas hapi, do të jemi në gjendje të rregullojmë disa nga masat e distancimit fizik, që dalëngadalë do t’i rikthejmë në normalitet.

Mendoj se do të duhen tre javë për një rezultat të afërt dhe dy ose tre muaj për të parë nëse ne kemi pasur sukses. Por rreth tre deri në gjashtë muaj në mënyrë ideale, do të nevojiten padyshim, për të parë në cilën pikë ne mund të kthehemi në normalitet”, shtoi ajo.

Britania po futet në javën e dytë të masave bllokuese për shkak të përhapjes së virusit Covid-19, ndërsa vendet e tjera europiane kanë shënuar më shumë kohë, kjo dhe për arsyen e numrit gjithmonë në rritje të të infektuarve dhe viktimave në këto shtete.

Italia ka shënuar 100 mijë persona të prekur dhe ka raportuar 10.779 viktima nga Covid-19. Kurse Spanja ka mbi 80 mijë raste të konfirmuara me Covid-19 dhe 6 mijë e 803 viktima.

Britania ka shënuar të dielën 19 mijë e 784 të infektuar, si dhe 1,228 viktima./BBC/ 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy