Shembjet e banesave/ Banorët, protestë te MI: U devijua projekti për interesa të oligarkëve

Shembjet e banesave/ Banorët, protestë te MI: U devijua projekti për interesa të oligarkëve

Një përfaqësi e banorëve të Laprakës, Paskuqanit, Babrrusë dhe Kodrës së Priftit protestuan sot të Ministria e Infrastrukturës. Ata kërkuan informacione lidhur me VKM-në që pritet të miratohet për banesat që shemben nga projekti i Unazës së Madhe, dhe kërkuan takim me ministren Balluku.

Një nga banorët duke folur për MCN Live u shpreh: “Kemi ardhur të takojmë ministren Balluku që të dimë se çfarë do ndodhë me këto banesa në proces legalizimi. Duam një përgjigje nga znj. Balluku, se çfarë do bëhet me ne. Por ne kërkojmë të marrim sepse jemi qytetarë, taksapagues. Mua më kanë marrë taksë shtëpie. Ndoshta kanë një mendim të mos japin dëmshpërblim. Unë i këshilloj ta bëjnë, që mos ketë ndonjë problem të rëndësishëm. Drejtori tha se do të shpronësohen vetëm ato me certifikatë pronësie. Janë banesa dy katëshe, janë dy familje. Janë 1000 e ca që shkojnë, sepse llogariten nga të paktën dy kunorë”.

Ndërsa një tjetër banor i Kodrës së Priftit deklaroi se ka dyshime që projekti në zonën e tij është devijuar për interesa të oligarkëve.

Është devijuar projekti që prishte 7 ndërtesa. Projekti i tanishëm prish 40 ndërtesa dhe 20 i nxjerr jashtë funksionit. Besojmë se projekti është ndryshuar për interesa të ndonjë oligarku. Ne duam t’i kursejmë buxhetit lekë. Ne i kemi bërë të gjitha lëvizjet qytetare, do vazhdojmë lëvizjet qytetare, do luftojmë me mjete qytetare. Do vazhdojmë me protestat paqësore, do i drejtohemi kryeparlamentares për një takim”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy