Këshilli i Europës njoftoi me anë të një deklarate të hënën se kishte vendosur masa kufizuese ndaj tetë individëve dhe një entiteti, si përgjegjës për shkelje të rënda të të drejtave të njeriut në Iran.
Këshilli sanksionon Ariantel, një ofrues iranian i shërbimit celular, i cili akuzohet se ka kontribuar në arkitekturën e mbikëqyrjes së telekomunikacionit të hartuar nga qeveria iraniane për të shuar mospajtimet dhe zërat kritikë në Iran.
Listimet e reja përfshijnë gjithashtu ligjvënës në Parlamentin iranian, anëtarë të Korpusit të Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) dhe Fondacionit Bashkëpunues të IRCG, organi përgjegjës për menaxhimin e investimeve të IRGC-së.
Nga ana e saj qeveria britanike deklaroi se të sanksionuarit përfshinin katër komandantë rajonalë të IRGC.
Mbretëria e Bashkuar dhe partnerët tanë ndërkombëtarë po e bëjnë sërish të qartë sot se ne nuk do të anashkalojmë shtypjen brutale të regjimit.
Ne do të vazhdojmë të ndërmarrim një sërë veprimesh për të kërkuar llogari nga regjimi për veprimet e tij.
Një deklaratë e tillë në emër të Britanisë, u bë nga Sekretari i Jashtëm James Cleverly.



