Berisha: Pse nuk fola pas humbjes së PD-së dhe një përgjigje për ata që më kërkojnë të rikthehem

Berisha: Pse nuk fola pas humbjes së PD-së dhe një përgjigje për ata që më kërkojnë të rikthehem

Ish-kryeministri Berisha ka folur për herë të parë për që prej humbjes së PD-së në zgjedhje në lidhje me një sërë çështjesh të aktualitetit politik. Gjatë një interviste për “Syrin”, Berisha ka sqaruar edhe mungesën e qëndrimit të tij në lidhje me humbjen e zgjedhjeve nga PD-ja dhe zhvillimet që pasuan në gjirin e saj.

Çim Peka: Lulzim Basha pas humbjes së zgjedhjeve ka bërë një deklaratë. Ai tha se  unë ngrij kompetencat, shpall kandidaturën, hap garën. Por duket sikur ai që ngriu ishit ju?

Berisha: Kjo qëndron. Sali Berisha ka bërë një deklaratë dhe gabojnë gjithmonë ata që nuk i marrin deklaratat e mia ashtu siç i bëj. Unë nuk fsheh kurrë ndonjë gjë pas deklaratës time. Bëra deklaratë që kam dhënë dorëheqje të parevokueshme. Kam përsëritur që largimi im është pa rikthim. Në situatën e krijuar nga zgjedhjet kishte me mijëra mesazhe që më kërkonin rikthimin, gjë që nuk mund të bëhej kurrë nga ana ime. Kjo edhe për hir të deklaratës. Kur kam bërë deklaratën kam thënë që kjo dorëheqje lidhet me dinjitetin. Thelbi i njeriut është dinjiteti. Unë kam shërbyer me të gjitha fuqitë e mia në ato detyra, por kam ruajtur dinjitetin tim në çdo rrethanë e situatë. Unë dhashë dorëheqjen sepse ai është dinjiteti ime dhe rikthim nuk mund të kisha. Kësaj morie njerëzish nuk më dukej moment t’ua përsërisja të njëjtën gjë. Unë zgjodha heshtjen si mënyrën e përgjigjes time. Nëse do të hyja në polemikën e madhe që shpërtheu, unë do të ndiqja qëndrimet e mia. Ato janë të paralizuara njëherë e përgjithmonë, pasi unë jam dorëhequr nga Partia Demokratike”. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy