Dy vëllezër kanë mbetur të plagosur rëndë sot pranë kanionit të Holtës në Gramsh.
Dy vëllezërit nga Elbasani të identifikuar si Fiordi Hasa 26-vjeç dhe Irdi Hasa 29-vjeç mësohet sipas burimeve jozyrtare kanë qënë duke lëvizur me motor teksa janë aksidentuar rëndë. Shkak është bërë prerja e rrugës nga një kafshë e imët dhi.
Motori ka humbur kontrollin dhe dy të rinjtë pasi janë rrëzuar kanë marrë plagë të shumta. Njëri prej tyre mësohet se është transportuar me helikopter në spitalin e Traumës në Tiranë, ndërsa tjetri drejt spitalit Rajonal Elbasan.
Në vendngjarje ka shkuar ekipi i zjarrfikëses dhe policisë për të sqaruar rrethanat e aksidentit të rëndë.



