Protesta/ Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në Kuvend, nuk lejohen nga garda

Protesta/ Deputetët e përjashtuar të PD tentojnë të hyjnë në Kuvend, nuk lejohen nga garda

Ka nisur me tensione protesta e opozitës para Kuvendit, ku deputetët e përjashtuar të PD tentuan të hyjnë brenda Parlamentit. 

Në një prononcim për mediat nënkryetari i PD Oerd Bylykbashi kërkoi pezullimin e vendimit për përjashtim, pasi ka një ankesë në Byronë e Hetimit.

"Janë ndëshkuar në mënyrë të paligjshme në kundërshtim me kushtetutën dhe rregulloren. Ky ankim detyron menjëherë Kuvendit të pezullojë vendimin. Dhe deri sa ta marrë në shqyrtim Byroja ky vendim për sanksion pezullohet. Deputetët kanë të drejtë dhe nuk mund të ndalohen. Kryeministri ka marrë këto masa në mënyrë që të zbrazë Parlamentin nga opozita. Qëllimi i Ramës dhe shumicës parlamentare është pikërisht pengimi i opozitës duke ngritur sajesa. Kjo është shkresa që ne kemi depozituar në Kuvend, kërkojmë zbatimin e rregullores”, tha ai. 

Në të njëjtën linjë ishte edhe deputeti Belind Këlliçi i cili tha se ka të drejtë të hyjë në Kuvend, pasi Rregullorja thotë që kur ka ankimim pezullohet vendimi për përjashtimin e deputetëve.

Këlliçi e konsideroi sjelljen e mazhorancës një "maskaradë të turpshme", si dhe një "çmenduri të Edi Ramës dhe Lindita Nikollës".

(09:45) Protesta e opozitës/ Deputetët e PD nisen drejt Kuvendit

Pas mbledhjes në selinë blu grupi parlamentar i Partisë Demokratike është nisur drejt Parlamentit, ku do të zhvillohet një protestë.

Mësohet se afro 1 mijë forca policore janë angazhuar për protestën e sotme para Parlamentit.

Kujtojmë që 12 deputetë të Kuvendit janë përjashtuar nga seanca për 10 ditë.

Kjo është protesta e tretë radhazi e opozitës, pas asaj të 11 shkurtit para Kryeministrisë, dhe asaj të zhvilluar të hënën para Kuvendit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy