Gazetari Arsen Rusta ka siguruar foton ku përfaqësuesi i ONM-së, Operacioni Ndërkombëtar i Monitorimit, Teo Jacobs, del nga Gjykata e Elbasanit.
Kujtojmë që kjo gjykatë vendosi lirimin me kusht të ish-ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.
Edhe pse nuk dihet zyrtarisht, Rusta thotë se burime flasin se është interesuar për një kopje të vendimit që ka sjellë lirimin e Tahirit.
Kujtojmë që ambasadorja amerikane Yuri Kim e cilësoi “zhgënjyese” lirimin nga burgu të ish-ministrit, që do ta kryejë në shtëpi pjesën e mbetur të dënimit 1 vit e 7 muaj.



