Një rrjet i trafikimit të drogës në tre shtete: Gjermani, Itali dhe Shqipëri, është zbuluar nga policia italiane.
Mësohet se në pranga janë vënë 11 persona. Grupi trafikonte kryesisht marijuanë dhe kokainë.
Operacioni për vënien në pranga të personave të përfshirë në këtë rrjet është zhvilluar në orët e para të mëngjesit të sotëm në Firence.
Pritet që policia italiane të japë detaje rreth tij në orët në vijim.



