Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Fierit.
Një automjet ka shpërhyer mbrëmjen e së premtes në lagjen ‘Kryemgrtija’ të këtij qyteti.
Sipas informacioneve të para të policisë i plagosur rëndë ka mbetur drejtuesi i makinës Armando Sulo, i cili ka humbur të dyja këmbët, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Mjeti tip "BMW" me targa AA 252 NM ka shpërthyer ndërkohë që ishte duke lëvizur.
Sipas bluve të Fierit, i plagosuri disa muaj më parë është kapur nga policia në Levan me armë zjarri pistoletë me mulli pa leje dhe kishte shumë pak dite që kishte dalë nga burgu.
Ai është identifikuar si Armando Sula, 34 vjeç dhe është dërguar për mjekim në Spitalin Rajonl të Fierit.
Një grup i posaçëm i ngritur nga Drejtoria lokale e Policisë ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.



