Inspektoriati i Lartë i Drejtësisë ka kërkuar shkarkimin nga detyra të gjyqtares Enkelejda Hoxha, e cila ushtron detyrën e saj në Gjykatën e Krujës. Hetimi ndaj gjyqtares Hoxha ka nisur pas ankesës së bërë nga Ministria e Drejtësisë, për lirimin e disa personave të dënuar me burg të përjetshëm. Ndër ta, përmendin lirimin e ish-numrin dy të Bandës së Durrësit, Endrit Dokles. Në janar të këtij viti, Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj kërkoi pezullimin e saj, pasi me vendimin e saj liroi nga burgu Doklen.
Ndërkohë, në muajin qershor, emri i Hoxhës doli sërish në skenë pas vrasjes së Hekuran Billës në zonën e Komunës së Parisit. Ai ishte dënuar me 25 vite burg për një vrasje të ndodhur në Angli por 10 vite para përfundimit të dënimit, Hoxha i fali 5 vite Billës, ndërkohë që 5 vitet e fundit i ka konvertuar në shërbim prove, duke e nxjerrë atë menjëherë nga qelia.



