
Numri i lartë i rasteve me Covid-19, ka bërë që dogana e Kapshicës të qëndrojë e mbyllur për emigrantët dhe jo vetëm, deri më datë 3 maj.
Ky vendim është marrë nga ana e palës greke të Doganës së Kristalopigit. Deri në datën e përmendur më sipër, dalja nga Shqipëria dhe hyrja drejt Greqisë nëpërmjet kësaj pike kalimi vijon të jetë e mbyllur.
Ndërsa dalja nga Greqia dhe hyrja drejt vendit tonë, do të jetë e lejuar nga ora 06:00 deri në orën 22:00, vetëm për këmbësorët dhe mjetet e tonazhit të rëndë (kamionë mallrash). Mjetet si autobusë, taksi, apo çdo mjet tjetër i transportit të pasagjerëve, nuk do të lejohet të kalojnë.
Për të gjithë qytetarët dhe bizneset njoftohet se Dogana e Kakavijës vijon punën normalisht.



