Kapen kokat e bandës në Itali, si u tradhtuan dy shqiptarët me 75 kg kokainë

Kapen kokat e bandës në Itali, si u tradhtuan dy shqiptarët me 75 kg kokainë

Policia italiane ka vënë në pranga dy shqiptarë pasi akuzohen si kokat e një bande trafiku droge. Dy të arrestuarit janë Besnik Dauti, 38-vjeç, dhe Artur Mahmutaj, 37.

Dy shqiptarëve iu sekuestruan 75 kg kokainë e zbarkuar në portin e Gjenovës. Mediat italiane raportojnë se droga fillimisht do të shkarkohej në Itali dhe më pas do të shpërndahej në vendet e tjera europiane.

Ishte pikërisht një anëtar italian i bandës i cili spiunoi tek policia italiane shqiptarët duke zbuluar se si funksiononte rrjeti i trafikut të drogës. Përgjimet dhe ndjekjet e tij  çuan në zbulimin e gjithë bandës. 45 vjeçari, Massimo Rocca, zbuloi informacione të vlefshme për policinë italiane.

Drejtuesit kryesorë të kësaj bande cilësohen dy shqiptarët e arrestuar, ndërkohë ata koordinoheshin me një tjetër person, me emrin Rao. Ky i fundit nga verifikimet e bëra rezultoi që ishte personi i cili do të merrej me transportimin e drogës. Dy shqiptarët tashmë janë në paraburgim në pritje të dënimit.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy