
Prej vitesh, shumë prej nesh i jemi referuar Wikipedias për të marrë informacion për personazhe dhe ngjarje të caktuara, ndërsa së fundmi ka disa motorë kërkimi që gjenerojnë informaicon dhe kryesisht bazohen tek inteligjenca artificiale, siç është dhe grokipedia. Në studion e MCN Informacion, Oliverda Allmuça, gazetare; dhe Shahin Dokuzi, ekspert IT, diskutuan në lidhje me dy këto platforma si burime informacioni.
Oliverda Allmuça
Grokipedia mund të ndodhë që të shpikë. Kjo bën që të shkosh drejt informacionit të gabuar. Grokipedian e përdorim më shumë për debate. Platforma X konsiderohet si një nga bazat e Grokipedias. Ka pasaktësi më të lartë se Wikipedia, duke qenë se informacionin e merr nga rrjete sociale. Nuk ka redaktorë, siç ndodh me Wikipedia.
Në rastin e Grokipedias, rreziku është shumë më i lartë. Ka një njëanshmëri të padukshme që e bën algoritmi.
E vetmja gjë që mund t’u shërbejë gazetarëve nga Wikipedia janë burimet fundore, pra ato link që gjejmë në fund të faqes. Wikipedia është e ngritur mbi përpjekjen për të rrënjosur ideologjinë e majtë. Pra ka njëlloj njëanshmërie, ndërtohet një lloj narrative.
Për ta krahasuar me Grokipedian, algoritmi i AI bazohet kryesisht në postime në X. Asnjëra nuk duhet të përdoren si burime fundore për gazetarët.
Shahin Dokuzi
Të mos harrojmë kush e ka platformën X. Tani Chat GPT p.sh. bëhet me pagesë, pra me reklama. Dhe nëse p.sh. pyet për një makinë do të thotë për Benzin si më e mira, nëse kompania ka paguar. Grokipedia është si Chat GPT.
Elon Musk është i pozicionuar politikisht. Njësoj si ai mund të hapin enciklopedinë e tyre edhe Kina ose Rusia.
Ka qenë Twitter më parë. Twitter mbylli llogarinë e Donald Trump. Pastaj u ble nga X. Edhe X mund të mbyllë çdo llogari politikani. Pra nuk merr më çfarë poston ai, nxjerr çfarë do vetë. Sot një video të hedhësh, shpërndahet menjëherë në 100 llogari dhe nuk ke si e kap.



