
Në Brazil, numri i të vdekurve nga përmbytjet shkatërruese që goditën prej ditësh jugun e vendit ka kaluar mbi 100 të vdekur.
Një shifër e tillë bëhet e ditur nga autoritetet lokale, ndërkohë që kërkimet për dhjetëra persona ende të zhdukur u ndërprenë për shkak të stuhive të reja.
Rreth 400 komuna janë goditur nga fatkeqësia më e keqe natyrore që ka prekur ndonjëherë shtetin brazilian të Rio Grande do Sul, ku qindra njerëz kanë mbetur të lënduar dhe mbi 160.000 të tjerë janë detyruar të braktisin shtëpitë e tyre.
Shumë prej tyre nuk kanë akses në ujë të pastër apo energji elektrike apo edhe mjete për të thirrur për ndihmë, me shërbimet telefonike dhe interneti të pakësuara në shumë vende.
Qeveria thotë se ka ngritur disa kabina krizash të fokusuara në shpërndarjen e fondeve të urgjencës dhe sigurimin dhe kanalizimin e donacioneve në zonat më të goditura në çdo rajon. Përmbytjet prekën rreth 1.5 milionë njerëz. Ndërkohë numri i të vdekurve rrezikon të rritet më tej.



