Eksperti i ekonomisë, Majlind Lazimi për problemet e abuzimeve me kompanitë celulare dhe kryesisht One, thotë se çështja kryesore është teknike pasi ka pasur një bashkim dy operatorësh dhe dy sisteme ndryshëm dhe Albtelecom që ka pasur problem me migrimin e tyre në kompaninë e ndryshme One.
Në studion e MCN Economy, ai deklaroi se të gjithë kompanitë e telekomunikacionit, përfshirë dhe Vodafone, kanë probleme për shërbime të caktuara, për tarifimet dhe për përfundimin e paketave para kohe.
Lazimi e cilësoi si nevojë dhe domosdoshmëri për të patur një lloj monitorimi më me detaje nga ana e Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare si institucioni i vetëm që mund të merret kur ka ankesa nga abonentët.
Tashmë kemi dy kompani, nga tre u bënë dy dhe po kalojmë në konsolidimin e tregut të komunikacionit, por po rrezikojmë që të kalojmë në monopol.
Tendenca për të pasur cedim në shërbime është më e lartë, pasi 59% i ka One dhe 41% i ka Vodafone.
Kompania që ka dominancën nuk duhet të përdorë pozicionin e saj në treg, qoftë për tarifat, apo promocioneve të ndryshme dhe diskutimi nuk është vetëm teknik.
Edhe AKEP duhet të ketë rol më të rëndësishëm, se nuk është çështje e izoluar por është fenomen.
Si klient jemi interesuar që shërbimi i internetit apo kompanisë celulare të jetë ajo që paguan dhe kur të mbaron paketa më parë nga se ka paguar.
AKEP kur kemi dy elefantë si operatorë celularë, duhet të ketë rol aktiv për të garantuar një konkurrencë të ndershme.
Sipas tij, kontratat TIP, duhet të kenë dakordësinë e të dyja palëve mbi kushtet.



