
Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, është gjobitur nga policia për shkelje të masave anti-Covid gjatë festës së ditëlindjes së tij.
Siç raporton “Zëri”, të gjithë të ftuarit dhe familjarët në festë janë gjobitur me nga 35 euro për mosmbajtje të distancës.
Vetë Ahmeti e njoftoi këtë përmes profilit të tij në Facebook.
Edhe pse thekson se kontrolli i policisë ka ardhur 2 orë para se të fillonte mbyllja, Ahmeti e cilëson profesionale ndërhyrjen e policisë dhe shton se kryebashkiaku nuk ka pse të përjashtohet nga rregullat.
"Mua mbledhja private më kushtoi më shtrenjtë, por rregullat vlejnë edhe për kryetarin pa marrë parasysh se a pajtohem me masat apo jo. P.S.: Kjo ishte mënyrë e mirë me tregu se sot kam ditëlindjen”, shkruan Ahmeti në Facebook.



