Një burrë dhe një grua janë gjetur të vdekur në shtëpi të ndryshme ku dyshohet se bëhet fjalë për vetëvrasje pas vrasjes.
Policia u telefonua nga shërbimi i ambulancës pasi trupi i burrit u identifikua si James Barnes, që ishte vetëvrarë në shtëpinë e prindërve të tij pas mesnatës.
Rreth 40 minuta para kësaj, Amy e identifikuar si bashkëshortja e tij u gjet e vdekur në shtëpinë e tyre, rreth 24 km larg.
Besohet se ata kanë qenë të martuar për tre vite dhe disa orë para vdekjes, 30-vjecari publikoi fotografi nga martesa në Facebook.
Policia britanike ka njoftuar se gruaja kishte vdekur para se burri të vetëvritej.
Mendohet se James ka vrarë Amy pastaj ka humbur jetën e tij, por hetimet po vazhdojnë rreth kësaj ngjarje.
Ndërkohë banorët i përshkruajnë si çift i qetë dhe tepër miqësor.



