
Këtë të diel vendi ynë do të vijojë të mbetet nën ndikimin e motit të kthjellët deri vonë pasdite, kur priten kalime vranësirash të shpeshta nëpër të gjithë territorin.
Më të theksuara vranësirat paraqiten në pjesën lindore të vendit.
Temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 10°C temperatura më e ulët e shënuar në qytetin e Ersekës deri në 38°C vlera më e lartë në qarkun e Beratit.



