Temperaturat shkojnë 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Temperaturat shkojnë 38 gradë, parashikimi i motit për ditën e sotme

Duke filluar nga dita e sotme vendi ynë do të ndikohet nga një tjetër valë e të nxehtit me masa ajrore të nxehta dhe të thata me origjinë nga Afrika e Veriut.

Në këtë mënyrë moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin përjashtuar vranësirat e pakta kalimtare në relievet e larta malore të vendit. Gjithashtu parashikohet edhe rritje e ndjeshme e temperaturave në vlerat e mesditës. 

Era do të fryjë me drejtim veriperëndim- verilindje me shpejtësi mesatare 1- 6m/s.  Në orët e drekës dhe me pas, përgjatë vijës bregdetare dhe zonat luginore era fiton shpejtësi deri në 10 – 12m/s, shoqëruar me valëzim në dete të forcës 1-2 ballë. 

Temperaturat parashikohen në zona malore 15 deri 36°C; në zona e ulëta 15 deri 38°C dhe në zona bregdetare 19 deri 35°C.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy