Arrestimi i Belerit, Çipa: Rikthim pas 10 vitesh i kazusit helenik për arsye elektorale

Arrestimi i Belerit, Çipa: Rikthim pas 10 vitesh i kazusit helenik për arsye elektorale

Analisti Aleksandër Çipa, për arrestimin e kandidatit të koalicionit “Bashkë Fitojmë” për Himarën, Fredi Beleri për blerje votash dhe reagimin e Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, e cila e cilësoi si arrestim politik, thotë se nuk pretendohet reagim tjetër pasi është parti që përfaqëson pakicën greke.

Në një lidhje për studion e lajmeve të MCN Live, Çipa deklaroi se PBDNJ kazuset e Himarës i ka përdorur për qëllime etno-nacionaliste, por shtoi se territori i Himarës nuk është një pjesë e njohur zyrtarisht me pjesën e pakicës që jeton në Shqipëri.

Duke vijuar qëndrimin e tij, ai tha se kazusi i Himarës në 32 vite është përdorur nga forca dhe subjekte politike që përfaqësojnë pakicën greke, duke u mbrojtur nga strukturat greke, por dhe nga struktura parashtetërore që janë investuar për t’i dhënë prezencë vetëdeklarimit të një pjese që jetojnë si emigrantë në Greqi, mundësinë e vetëdeklarimit, duke i njohur si homogjen grek.

Rikthimi pas 10 vitesh i kazusit helenik për arsye elektorale është në dëm të interesit shqiptar.

Rasti i zotit Beleri në cilësinë e kandidatit është më kompleks se rikthen pas 10 vitesh kazuset e njohura të lëna nga Vasil Bollano, i cili në kushte gati të njëjta elektorale ka konsumuar në periudhën e para dhjetë viteve kazuse të ngjashme me atë që po i ndodh sot zotit Beleri.

Por ndaj Belerit kemi akuza për retorikë nacionaliste, që u atakua nga kryetari i Partisë Socialiste, dhe akuza e korrupsionit elektoral.

Kryeministri foli për 3-4 ditët e fundit me gjuhë të ashpër denigruese stigmatizuese ndaj karakterizimeve të këtij kandidati.

Ky individ në planin e formimit të tij lë shumë për të dëshiruar, se nuk ka një cikël të rregullt të formimit arsimor, ka dhe disa precedentë në biografinë vetjake, jo vetëm me ngjarjen e Peshkëpisë, por me afinicionet e tij me strukturat e tij nacionaliste parashtetërore.

Sjellja patologjike në momente të caktuara ndaj identitetit shqiptar dhe qenia e tij kandidat për Bashkinë Himarë, si mund ta marrë bashkinë kur ka një qasje refuzuese ndaj Shqipërisë dhe të qenit shqiptar.

Sa i takon përplasjes për Bashkinë Himarë, Çipa deklaroi se çështjet e pronësisë në Himarë nuk kanë tutor asnjë forcë politike dhe as avokati.

Ai tha se brenda Himarës ekzistojnë disa njësi që përfaqësohen me identitetin dhe përkatësi shqiptare dhe çështjet e pronës nuk mund të mbrohet me teza etno-nacionaliste.

Çështja e pronësisë në Himarë janë trajtuar si çështje mes Shqipërisë dhe Greqisë, madje e kanë çuar edhe në kancelaritë ndërkombëtare.

Çështja e pronësisë në Himarë është çështje tipikisht ballkanase dhe në mënyrë tipikisht shqiptare, e pazgjidhur. Se vlera e tokës në vijën bregdetare të Himarës, është ndër më të lartat në territorin shqiptar.

Kjo është arsyeja pse agresivitetit dhe përdorimi i pronësisë, është brenda konteksteve politike dhe thelbi i përplasjes mes dy palëve, që afrohen si zgjidhëse të çështjes.

Lakmia investuese është me densitetin më të lartë në gjithë bregdetin shqiptare. Ngjarja është një premisë paralajmëruese për agravimin e përplasjeve. Njëlloj si sjellja e autobusëve elektoralë nga Greqia.

Të rikthen në imazhin e pikut të tranzicionit të dikurshëm. Duhet përgjegjësi për të mos e mavijosur padrejtësisht çështjen e Himarës, mes Shqipërisë dhe Greqisë se është përplasje mes etniteteve elektorale.

Për arsye se ka asete përfituese. Kjo është arsyeja në thelbin e saj.

Rezultati në Himarë do të varet nga prezenca numerike e votuesve, nëse do të arrihet ajo që thotë kreu i PBDNJ se do sjellë 4-5 mijë votues, sjell një ekuilibër të ri, pasi ka të bëjë me demokracinë ambulante.

Çdo emigrant ka të drejtën të vijë të votojë në Shqipëri, pasi sjell shitje dhe blerje.

Lidhur me zgjedhjet e së dielës, Çipa parashikon pjesëmarrje numerike më të lartë se 2-3 proceset zgjedhore para këtij procesi, duke e cilësuar si diçka të shëndetshme për demokracinë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy