
Nga dosja e AKSHI-t kanë dalë detaje që, sipas deklarimeve të Daniel Shimës, tregojnë se ky institucion vijon të jetë nën ndikimin e Ergys Agasit dhe Ermal Beqirit.
Deputeti i Partisë Demokratike, Klevis Balliu, në një komunikim për MCN TV, u shpreh se, sipas tij, abuzimet dhe dhënia e tenderëve në AKSHI vijojnë, ndërsa Ergys Agasi, të cilin ai e cilëson si “koordinator të krimit të organizuar”, mbetet i lirë.
Ergys Agasi nuk ka vepruar i vetëm, por është caktuar nga Edi Rama.
Ai nuk ishte ndonjë gjeni, por një person i vendosur në atë pozicion. Strukturat e AKSHI-t vepronin nën udhëzimin e tij.
AKSHI ka funksionuar si një “organizatë kriminale”, ndërsa drejtues dhe zyrtarë të tjerë, përfshirë Mirlind Karçanajn, kanë ndjekur udhëzimet e Agasit.
Balliu akuzoi gjithashtu kryeministrin Edi Rama se ka mbrojtur institucionin, duke e cilësuar më parë si “krenari kombëtare”, pavarësisht problematikave të ngritura.
Tenderët vazhdojnë të jepen në AKSHI. Vetëm dje janë dhënë rreth 6 milionë euro. Krimi dhe abuzimet vazhdojnë, ndërkohë që personat përgjegjës janë jashtë.
AKSHI është ‘e vërteta’ e Ramës.
Agasi ka pasur ndikim edhe në fushën e sigurisë kibernetike, duke pretenduar se kontrollonte struktura të rëndësishme në këtë drejtim.
Duhet konfiskimi i pasurive të sekuestruara që lidhen me këto çështje dhe kthimin e tyre në interes të qytetarëve.



