Arsimi i lartë/ Shehu: Duhet marrë informacion nga tregu, universitetet shtetërore janë fanatike dhe utopike  

Arsimi i lartë/ Shehu: Duhet marrë informacion nga tregu, universitetet shtetërore janë fanatike dhe utopike  

Pedagogia e UET Elona Shehu tha në “MCN Economy” se kostot dhe tarifat në universitetet private i përgjigjen cilësisë dhe shërbimit që ofrohet, ndërsa foli për kosto të fshehura në universitetet publike.

Sigurisht në universitetet private, kostot dhe tarifat nominale janë më të larta, por natyrisht i përgjigjen cilësisë që ofrohet, shërbimit, kurrikulave. Kostot justifikojnë edhe tarifat. Nëse do ta krahasonim më universitetet shtetërore, tarifat nominale janë më të ulëta, por kosto në tërësi do ishte më e lartë. Mendoj që kostos e studimit mes institucioneve private dhe publike janë aty aty, nëse do përfshinim te universitetet publike edhe kostot e fshehura. Të UET tarifat fillojnë nga 650 euro deri në 2500 euro”.

Lidhur me tregun e punës, Shehu përmendi si problem faktin që diplomat profesionale përjashtohen nga licensat. Po ashtu ajo tha duhet bërë një politikë e madhe me kurrikulat që ato të lidhen me tregun e punës.

Nëse iu referohemi diplomave profesionale, ka një problem sepse nuk gjejnë zbatim në tregun e punës. Nuk plotëson kriteret për licensë. Në shumicën e rasteve, në vendet që shpallen jo vetëm në DAP, por edhe shpalljet për licensat, përjashtohen diplomat profesionale. Besoj që diçka po bëhet, nisur nga tryezat dhe diskutimet e kohëve të fundit. Janë profesione që i hasim përditë, elektricistët, hidraulikë. Tendenca është që këto profesione po krijojnë boshllëk të madh. Janë punë që kanë mjaftueshëm treg. Duhet bërë një politikë e madhe për t’i lidhur kurrikulat me tregun e punës. Duhet patjetër të merret një feedback nga tregu. Nga studenti që kemi dërguar sot, mund të kuptojmë si mund ta përmirësojmë kërkesën e tregut. Nëse këto ‘hinte’ do merreshin nga tregu i punës në mënyrë të vazhdueshme, kurrikulat do përshtateshin. Nuk bëhen, sepse universitetet shtetërore janë fanatike, kanë utopi, për shkak të emrit të pedagogut”.

Pedagogia listoi edhe degët më të kërkuara ku, ky në krye të listës qëndrojnë shkencat kompjuterike dhe IT-ja.

Bëmë një studim të fundit për 10 degët më të kërkuara. Po e nis nga shkencat kompjuterike dhe IT, ku një efekt pati edhe pandemia. Në grupin e dytë kanë qenë shkencat mjekësore, teknike. Pjesa dërrmuese kanë si argument kryesor është sepse duan të largohen jashtë vendit. Pastaj vijnë inxhinieri-arkitekturë, pastaj ekonomi-financa, administrimi ka zbritur në preferencë, dhe sigurisht psikologjia, shkencat e komunikimit. Artet dhe sporti ka pasur një rritje sepse u hoq mesatarja. Besoj se do e kalojmë këtë fazën që na u kthye në bumerang dhe pastaj do bëhet një plan afatgjatë për profesionet që nevojiten. Ne na nevojiten mësues, Shqipëria është në krizë për mësues”.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy