Kush nuk e mban mend modelin 3310 të “Nokia”-s? Celulari i thjeshtë para epokës së “touch”-it ishte një prej më rezistentëve si aparat dhe kishte baterinë më jetëgjatë. Ky model u lançua për herë të parë në vitin 2000 dhe u zhduk pas hyrjes në treg të smartfonëe, por do të kthehet sërish.
Çmimi i tij do të jetë jo më shumë se 59 dollarë dhe pritet të përdoret si telefon i dytë kryesisht nga ata që kanë nevojën dhe nostalgjinë për një të tillë.
Ai do të prezantohet në Mobile Ëorld Congress gjatë shkurtit dhe mund të blihet në “Amazon”.
“Nokia” u përpoq të mbetej në treg pas apokës së smartfonëve, por përfunoi duke u shitur te “Microsoft”. Megjithatë, që atëherë ka qenë e suksesshme për prodhimin e versionet e reja të telefonave të dikurshëm.



