Tomorri: Shqetësimi i Albpetrolit për Bankers, një kambanë alarmi (VIDEO)

Tomorri: Shqetësimi i Albpetrolit për Bankers, një kambanë alarmi (VIDEO)

Gazetari i ekonomisë, Klodian Tomorri, thotë se shqetësimi që Albpetrol ka ngritur për kompaninë Bankers duhet të jetë një këmbanë alarmi. Në studion e lajmeve në TvT, Tomorri tha se rasti është një skemë e njohur në Shqipëri.

Deri tani nuk kemi informacion nëse ka hetime. Shqetësimi i Alpetrolit është këmbanë alarmi. Është skemë që Shqipëria e ka provuar, me kompani që shfrytëzojnë asestet dhe i transferojnë paratë jashtë vendit. Një kompani që menaxhon një aset publik si Bankers nuk mund të transferojë para dhe të kreditojë kompaninë mëmë përsa kohë nuk respekton detyrimet financiare brenda vendit. Konfirmohet që kompania ka akumuluar borxhe ndaj nënkontraktorëve. Paratë, në vend që të shkojnë për të paguar detyrimet, shkojnë jashtë sipas asaj që rezulton nga korrespondenca mes Albpetrolit dhe Bankersit”, tha ai.

Tomorri tha se letra që Bankers u dërgoi në fillim të këtij muaji liderëve të vendit, te të cilët denonconte ish-drejtorin e vet Leonidha Çobo dhe disa ish-drejtues të tjerë duke i akuzuar për mashtrim dhe vjedhje, duhej të kishte sjellë reagimin e shtetit.

Disa javë më parë vetë Bankers bëri një letër publike duke denoncuar ish-drejtorin e kompanisë. Mjaftonte vetëm kjo letër që i gjithë shteti të vinte nën kontroll kompaninë. Ajo letër është një provë e fortë për qeverinë. Nëse vetë bankers pranon se është vjedhur dhe abuzuar, shteti ka të drejtë të kërkojë të ardhurat e munguara. Qeveria pretendon se duhej të paguante më shumë taksa”, tha ai.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy