Tentoi të shkonte në Greqi i infektuar me COVID, procedohet penalisht 63-vjeçari nga Vlora

Tentoi të shkonte në Greqi i infektuar me COVID, procedohet penalisht 63-vjeçari nga Vlora

Një 63-vjeçar nga Vlora është proceduar penalisht nga Policia e Gjirokastrës, pasi ka tentuar të kalojë në pikën e kalimit kufitar Kakavijë i infektuar me virusin COVID-19. Edhe pse pozitiv me koronavirus, fakt që mbështetej edhe nga testi PCR i kryer në larboratorin e një klinike private, ai ishte nisur drejt shtetit fqinj.

“Procedohet penalisht në gjendje të lirë 1 shtetas, për veprën penale “Moszbatimi i masave të autoriteteve shtetërore gjatë gjendjes së masave të jashtëzakonshme apo gjatë gjendjes së epidemisë”.Ditën e sotme u referuan materialet hetimore në Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Gjirokastër, për shtetasin M. G, 63 vjeç, banues në fshatin Armen, Vlorë, pasi gjatë kontrollit të ushtruar në vijën e dytë në PKK Kakavijë, pas kontrollit të dokumentit të PCR ka rezultuar pozitiv me SARS – COV 2, sipas analizave të një laboratori në një klinikë private”, njoftoi policia.

Gjithashtu, këtij shtetasi i është vendosur edhe masa administrative në vlerën 700.000 lekë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy