Kremlini ka vendosur se urdhër arresti i lëshuar nga Gjykata Penale Ndërkombëtare kundër presidentit Vladimir Putin për krime lufte në Ukrainë “nuk ka vlerë ligjore” sepse Rusia nuk e njeh këtë gjykatë.
Rusia, si një numër shtetesh, nuk e njeh juridiksionin e kësaj gjykate, prandaj, nga pikëpamja juridike, vendimet e kësaj gjykate janë të pavlefshme.
Kështu tha zëdhënësi i presidentit rus, Dmitri Peskov
Ndërkohë ish-presidenti rus Dmitri Medvedev publikoi simbolin e letrës higjienike në një postim në Twitter duke komentuar urdhrin e arrestit për liderin e Kremlinit, Vladimir Putin, të vendosur nga Gjykata Penale Ndërkombëtare.
"Gjykata Ndërkombëtare Penale ka lëshuar një urdhër-arresti kundër Vladimir Putin. Nuk ka nevojë të sqarohet ku duhet përdorur ky dokument", shkruan ai, pasuar nga një emoticon letre higjienike.



