Presidentja e Parlamentit Evropian Roberta Metsola bëri thirrje ditën e sotme për një miratim të menjëhershëm të një pakete të re sanksionesh të forta kundër Rusisë, në mënyrë që vendimi i Moskës për të pushtuar Ukrainën të jetë gabimi më i kushtueshëm që Kremlini ka bërë ndonjëherë.
Goditja ndaj ekonomisë së Rusisë duhet të jetë proporcionale me mizoritë e paprecedentë që po shohim, duke shtuar se çdo sanksion i ri duhet të synojë ata që financojnë dhe mbështesin Putinin dhe të mbyllë çdo boshllëk ekzistues. Këto akte të koordinuara çnjerëzore nuk mund të mbeten pa përgjigje dhe se ne do t'i kërkojmë llogari të gjithë përgjegjësve.



