“Klevi Fire Protection” në Klik Ekspo Group, drejtuesit: Mbrojmë nga zjarret, ofrojmë çdo shërbim (VIDEO)

“Klevi Fire Protection” në Klik Ekspo Group, drejtuesit: Mbrojmë nga zjarret, ofrojmë çdo shërbim (VIDEO)

Kompania “Klevi Fire Protection” me qendër në Durrës, është bërë pjesë e panairit Klik Ekspo Group i cili ndodhet ditën e tij të tretë.

 

Drejtori i “Klevi Fire Protection” Edmir Dervishi tha për MCN TV, se kompania ka në fokus mbrojtjen ndaj zjarreve.

 

Ai detajoi se kompania ofron çdo shërbim nga A deri në Zh, nëse ka të bëjë me zjarrin.

 

Sipas tij, do ambient duhet të jetë i certifikuar nga pikëpamja e sigurisë dhe se kompania do të jetë një partner solid dhe një vlerë e shtuar për mbrojtjen nga zjarri.  

 

Kompania jonë ka në fokusin e saj mbrojtjen ndaj zjarreve, kali i betejës që kemi është produkti një patentë gjermane e certifikuar në Europë nga institucionet më të larta. Vetë produkti është kali i betejës. 

 

Kemi sistemet e alarmit, sistemet komplekse apo struktura të veçanta. Në rast emergjencash duhet ta kemi patjetër fikësen e zjarrit, është një pajisje shumë e vogël, inovative, pajisja është vetë kontejner për mbajtjen e produktit. 

 

Me një bombol të tillë mund të mbroni atë që është më e rëndësishme, jetën, investimet që çdo biznes bën, ambientet ku ne jetojmë, duke cekur infrastruktura servera, aeroporte, transport publik apo jahte. 

 

Çdo klient që kërkon “Klevi Fire Protection” gjen një gamë të gjerë produktesh. Jemi me fat që kemi këto produkte në Shqipëri. Produkti është ekologjik dhe bio i degradueshëm. Shuan zjarrin në pak sekonda dhe vjen në suport në jetën e përditshme, por edhe strukturave të emergjencave civile. 

 

Kam besimin e plotë se do përthithet menjëherë nga tregu, duam të ofrojmë shërbim sa më të shpejtë. Ne nuk ofrojmë vetëm bombolat për fikjen e zjarrit, por edhe zgjidhje më të mëdha. 

 

Duam të ofrojmë shërbim edhe për pallate mbi 60 kate apo ndërtesa të rëndësisë së veçantë, sepse në këto ndërtesa është emergjencë një zgjidhje e tillë. Ne ofrojmë shërbim nga A-Zh nëse ka diçka që ka të bëjë me zjarrin. 

 

Personat që përfitojnë shërbimin në këto ambiente, duhet të ndihen të sigurt. Ka instanca shtetërore që duhet të bëjnë kontrolle rutinë në këto biznese. Se ka biznese që mendojnë se nuk do bjerë asnjëherë zjarri, mund të ketë dhe neglizhenca, por kjo është domosdoshmëri. 

 

Çdo ambient duhet të jetë i certifikuar nga pikëpamja e sigurisë. Ne do jemi një partner solid, do jemi një vlerë e shtuar për mbrojtjen nga zjarri. 

 

Produkti përdoret për të gjitha klasat e zjarreve dhe nuk shkakton dëm në objekt. Ky produkt zgjidh edhe problemin e baterive të litiumit, pasi sot po shtohen mjetet elektrike dhe ky produkt zgjidh gjithë problemin, është ekologjik, biznesi dhe familjarë kursejnë kostot.

 

Garancia e produktit është deri në dhjetë vjet. Për pjesëmarrjen në panair, në fazat e para të diskutimit ishim pak skeptik, por tani që jemi këtu, jemi bindur se ishte e domosdoshme, se kemi kontakte, ne duam ti ofrojmë publikut zgjidhet që kemi dhe rrezikun nga zjarri.

 

 Zgjidhjet që ne kemi janë domosdoshmëri dhe sugjeroj që këto masa sigurie të jenë të pranishme në të gjitha ambientet. Jemi të zotuar të ruajmë dhe ambientin. Më mirë të parandalojmë se sa të kemi dëme të mëdha.  

 

Ndërsa Eqerem Leka, CEO i “Klevi Fire Protection” e cilësoi si një kompani inovative e cila më parë ka punuar me pjesën e Ballkanit, ndërsa tani po shfaqen edhe në Shqipëri.

 

Produkti ynë është unik i cili na bën ndër më të mirët në treg. Shpesh ndodh çështja e neglizhencës, sidomos gjatë verës së këtij viti, kemi pasur raste që kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme. 

 

Unë kam qenë vetë prezent në disa qytete sidomos në Gramsh, Delvinë dhe Himarë. Po ashtu kemi bërë donacion tek çdo bashki nga 1000 litra solucion, për t’iu ardhur në ndihmë duke parë situatën emergjente ku ndodhet.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy