Një ditë më parë, në komisionin parlamentar për dezinformimin, ministri i Brendshëm, Ervin Hoxha, deklaroi se Rusia ka hapur një luftë hibride në Ballkanin Perëndimor, duke përfshirë edhe Shqipërinë. Për Bedri Elezin, ekspert sigurie, deklarata të tilla duhet të shërbejnë për të ngritur vigjilencën.

Ne orientohemi te aktivitetet e spiunazhit. Këto deklarime janë në sinkron me vende si SHBA. Deklarata në sinkron me DASH dhe NATO janë valide dhe shërbejnë për të ngritur vigjilencën e agjencive sekrete. Në Shqipëri ka pasur arrestime për dyshime për spiunazh rus. Duhet t’i pranojmë këto deklarata si të sakta, sepse janë në sinkron me SHBA dhe BE.

Një përpjekje e fundit për eskalimin e situatës së sigurisë është evdente. Ka pasur në Kosovë dhe në Maqedoninë e Veriut. Në Mal të Zi po ashtu, në Bosnje. Këto janë të mjaftueshme për të kuptuar se ka gatishmëri dhe celula që mund të shfaqen në një moment të caktuar. Shërbime të tillë krijojnë një mbulesë juridike. Shërbimet sekrete ndërtojnë programe lufte apo destabilizuese.

Elezi solli rastin e luftës së Sirisë, pak vite më parë, kur u angazhuan shumë shqiptarë të radikalizuar.

Aktivitetet e spiunazhit lidhen edhe me mbështetjen e radikalizmit, problem në Kosovë dhe Maqedoninë e Veriut. Ju e keni parë që lufta e Sirisë na tregoi sa qytetarë shqiptarë u angazhuan atje. Siguria është çështje më vete dhe investimi i shërbimeve sekrete në pjesën e sigurisë politike është i domosdoshëm.