
Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka konfirmuar në detyrë gjyqtaren e Apelit Administrativ, Rilinda Selimi. Pavarësisht se Selimit nuk I janë konstatuar problem në tri kriteret e hetimit, KPK është shprehur se po shqyrtohen edhe denoncimet mediatike që janë bërë ndaj saj. Kujtojmë që Rilinda Selimi është bashkëshortja e ish-gjyqtarit të lartë Shkëlzen Selimi, i shkarkuar nga vettingu për papërshtatshmëri të figures, pasi DSIK zbuloi lidhjet e tij me protagoniste nëe krimin e organizuar.
Gjatë seancës dëgjimore të zhvilluar më datë 10 dhjetor 2020, KPK deklaroi se Rilinda Selimi është bashkëpronare me ish-gjyqtarin e lartë të një pike karburanti në Vlorë, të cilën e ka deklaruar. Rezultoi se nga kontrolli i kontratës së qerasë të një shtëpie dhe garazhi në Vlorë ka mospërputhje në përshkrimin e të dyja njësive, por që sipas KPK në deklaratat vjetore gjyqtarja ishte e saktë në pohimin e të ardhurave nga kjo kontratë. KPK deklaroi se gjyqtarja ka deklaruar të ardhurat nga shit-blerjet e dy automjeteve që sipas komisionerëve në njërin rast makina u ble 900 mijë lekë dhe u shit me 8 mijë euro.
KPK thotë që Rilinda Selimi përgjatë viteve 2011, 2013 dhe 2015 ka një bilanc negativ të të ardhurave në vlerën e 505 mijë lekë. Sa i takon figurës KPK përmendi një kontratë për përdorim automjeti, nga çifti Selimi që i përket shoferit të Arben Isufajt, por që KPK në përmbyllje sipas KPK nuk u vlerësua si problem i kriterit të figurës.



