Soko: SPAK po e godet politikën ku i dhemb. Institucionet shtetërore janë komplet përballë tij (VIDEO)

Soko: SPAK po e godet politikën ku i dhemb. Institucionet shtetërore janë komplet përballë tij (VIDEO)

Analisti Pano Soko, thotë se kishte një periudhë që gjithë krerët e politikës shqiptare ishin të pa shqetësuar, dhe atëherë ai ndihej i shqetësuar, por tashmë SPAK ka nisur të lëvizë dhe këtë e tregojnë kërcënimet me të cilat po përballet.

Politikanët ishin të pa shqetësuar nga SPAK, tani që ata janë të shqetësuar, Berisha është shqetësuar nga një krah, Rama nga ana tjetër, thotë prit se jemi republika e prokurorëve se po ia marrin prokurorët republikën, fillon dhe ndërmerr iniciativa, fantazon skema.

Në këtë moment unë jam më i qetë se e kuptoj se këta janë shqetësuar. Tani që janë shqetësuar këta, tani SPAK po bën një punë që po i godet këto, po i prek ku i dhëmb.

Tani është momenti ku SPAK është kthyer në një aset për qytetarët, pavarësisht se mund të ketë probleme në punën që kanë bërë.

Për sa kohë SPAK po sulmohet nga palët dhe kalohet në vepra të tilla si kërcënimet.

Kur SPAK i godet ata, nëse goditja do ishte në gjendje natyrore edhe ata do kundër reagojnë.

Fakti që po kundër reagojnë, atëherë tregon puna është normale. Por duhen marrë masa që të mos cenohet integriteti fizik i prokurorëve.

Ky ish-drejtori i ARRSH a mendonte ndonjë ditë si do ikte? Arben Ahmetaj, a e mendonte se do vinte një ditë?

Të gjitha këto tregojnë se kemi ecur, kemi evoluar, nuk jemi më aty ku ishim.

Nga studio e MCN Live, lidhur me një rënie prej 40% të kallëzimeve nga institucionet, Soko shtoi se SPAK merret me funksionarë të lartë publikë jo me raste të zakonshme, por se tashmë që u bë loja serioze me Prokurorinë e Posaçme dhe me mandatin e Altin Dumanit u bë loja e vërtetë.

Tani të gjithë nuk bëjnë më gjoja denoncime kot, se e dinë që po bë denoncimi, dikush do shkojë do japë llogari aty.

Edhe sikur të dojë ta mbyllë SPAK një procedim, nuk e mbyll dot, do shkojë deri në gjykatë.

Këtu tani të gjithë janë tërhequr, janë në mbrojtje. Institucionet shtetërore janë komplet përballë SPAK.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy