Lala: Nuredin Dumani kryefjalë për në Gjykatën e Posaçme, thesar për drejtësinë shqiptare

Lala: Nuredin Dumani kryefjalë për në Gjykatën e Posaçme, thesar për drejtësinë shqiptare

Gazetarja investigative Klodiana Lala e ftuar në emisionin Të Paekspozuarit në MCN TV ka komentuar mbi ato se për cfarë po rrëfehet Nuredin Dumani për të cilin u shpreh se dëshmitëe tij konsiderohen të rëndësishme pasi ka rrëfyer për ngjarje shumë të rënda që lidhen me vrasje.

Ajo tha se Dumani nuk do të jetë dëshmitar vetëm në këtë proces ku është vetë i bashkëpandehur por do të jetë me gjasë dhe në shumë procese të tjera ku ai ka pasur informacion, dijeni dhe ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë.

Sipas saj Dumani është një thesar për drejtësinë shqiptare sepse i dërgoi në duar informacione prokurorisë që në rrugë të tjera nuk do siguroheshin dot.

Drupal Ad

Seanca e fundit ka qenë shumë e tensionuar. Te të penduarit e drejtësisë ka tension sepse ata konsiderohen të rëndësishëm por Nuredin Dumani ka rrëfyer për ngjarje shumë të rënda të ndodhura në Durrës, Elbasan dhe në Tiranë.

Ka folur për shumë vrasje të ndodhura në qytetin e Elbasanit ku janë të përfshirë dy nga grupimet më të rrezikshme të grupeve kriminale Erion Alibej dhe nga ana tjetër vëllezërit Franc dhe Hajkar Çopja të cilët janë pjesë e organizatës kriminale që është goditur po këtë vit nga prokuroria e posaçme.

Ajo që po ndodh në gjykatë, çdo dëshmi që Nuredin Dumani e ka dhënë para prokurorëve që nga grabitja e kambistëve, që nga vrasjet me pagesë që nga vrasja e Fatmira Dedës që është një vrasje e rëndë e ndodhur në qytetin e Durrësit ku u vra një grua vetëm e vetëm pse kërkonte drejtësi për djalin e saj të vrarë.

Ai dyshohet se ishte në konflikt me familjen Çoli për shkak të bizneseve të tij të përbashkëta që kishin patur dhe ata që të mos ekspozoheshin nga drejtësia në sajë të kërkesave të vazhdueshme që bënte nëna urdhëruan vrasjen e saj dhe  u ekzekutua nga grupi Nuredin Dumani.

Në këtë aspekt përplasjet do vijojnë të jenë dhe më të forta ku në dëshminë e parë që ka dhënë Dumani ka folur për grabitjet e kambistëve, por deri te grabitja duket sikur është një gjë normale, por kur të hyjë te detajet e vrasjeve, detaje që janë ngjarje makabre kanë vrarë një grua të pafajshme vetëm pse kërkonte drejtësi për djalin.

Duhet të kemi parasysh se Nuredin Dumani nuk do të jetë dëshmitar vetëm në këtë proces ku është vetë i bashkëpandehur por do të jetë me gjasë dhe në shumë procese të tjera ku ai ka pasur informacion, dijeni dhe ka qenë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë. Mendoj se Dumani do jetë kryefjalë për një kohë të gjatë në Gjykatën e posaçme, dëshmia e tij konsiderohet provë në momentin që dëshmohet para gjykatës.

Aty është një numër i lartë të pandehurish. Mendoj se aty ka një mllef personal përtej aktivitetin kriminal. Dumani është një thesar për drejtësinë shqiptare sepse i dërgoi në duar informacione prokurorisë që në rrugë të tjera nuk do siguroheshin dot dhe për mua kjo është një nga dëshmitë më të rëndësishme nga një i penduar i drejtësisë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy