Pavarësisht pesë ankesave që janë bërë kundër tij, Russell Brand këmbëngul se është i pafajshëm. Aktori është akuzuar nga pesë gra për sulme seksuale dhe ngacmime. Megjithatë, ai mohon çdo akuzë, ndërsa flet për lajme të rreme që synojnë ta “shkatërrojnë”.
Në një video që ka postuar në rrjetet sociale, Russell Brand falënderon audiencën e tij që ka vënë në dyshim informacionin që qarkullon për të, ndërsa më pas ka folur për censurë, duke përmendur faktin se YouTube ka pezulluar funksionin, me të cilin ai mund të fitojë para nga videot e tij.
“Deri tani, ju ndoshta e dini se qeveria e Mbretërisë së Bashkuar ka kërkuar nga platformat kryesore e teknologjisë që të censurojnë përmbajtjen tonë në internet. Disa platforma online tashmë e kanë përmbushur këtë kërkesë ”, dëgjohet të thotë ai.
Më pas ai inkurajoi fansat e tij që ta ndiqnin në “Rumble”, një platformë që ai thotë se lejon dhe mbështet fjalën e lirë.
Këto janë komentet e tij të para publike që kur akuzat u publikuan nga Sunday Times dhe Dispatches e Channel 4 fundjavën e kaluar. Brand i ka mohuar pretendimet.
Në një hetim të përbashkët nga Sunday Times, Times dhe Dispatches e Channel 4, katër gra akuzuan Brand për sulme seksuale dhe përdhunime midis 2006 dhe 2013.
Brand mohoi pretendimet përpara se të publikoheshin akuzat, duke thënë se marrëdhëniet e tij ishin "gjithmonë konsensuale".
YouTube ka pezulluar kanalet e Brand-it nga fitimi i parave nga reklamat për "shkelje" të "politikës së saj të përgjegjësisë së krijuesit". Ajo tha se po ndërmerrte veprime "për të mbrojtur" përdoruesit e saj.
Vitet e fundit, ai e ka ripozicionuar veten, duke postuar rregullisht video rreth spiritualitetit, politikës anti-establishment dhe, së fundmi, UFO-ve, për ndjekësit e tij në internet.



