Kuvendi ka zgjedhur me 106 vota kryetarin e ri të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi.
Ish-kreu i KQZ dhe ish-ministër i PS për marrëdhëniet me parlamentin, Celibashi është votuar me shumicë votash nga Kuvendi sot.
Lealba Pelingu zgjidhet nënkomisioner shtetëror i zgjedhjeve.
KQZ dhe dy organet e tjera të reja janë produkt i marrëveshjes së 5 qershorit.
Anëtarët e komisionit rregullator të zgjedhjeve
Ilirjana Nano
Dritan Çaka
Arens Çela
Muharrem Çakaj
Helga Vukaj
Anëtarët e komisionit të ankimimeve dhe sanksioneve
Ilirjan Rusmali
Elvin Lako
Koli Bele
Elvis Çefa
Ledio Braho
KQZ e re tashmë ka 12 anëtarë, të ndarë në tre nivele, dhe do të jetë përgjegjëse tashmë për zgjedhjet e 25 prillit të 2021.




