Horror në spital, infermierja helmon 48 pacientë

Horror në spital, infermierja helmon 48 pacientë

Policia japoneze është në kërkim të “engjëllit të vdekjes”, që dyshohet se ka shkaktuar vdekjen e 48 pacientëve të moshuar në një spital, duke i helmuar serumin.
Dyshimet u ngritën pasi autopsia tregoi se dy burra të moshuar, ishin helmuar në spitalin Oguchi, afër Tokios. Viktimat Sozo Nishikawa dhe Nobuo Yamaki, të dy 88 vjeç, vdiqën përkatësisht në datat 18 dhe 20 shtator.

Autopsia tregoi se shkak për vdekjen e tyre kishte qenë një kimikat i gjetur në serumin e tyre. Kimikati është i njëjtë me një dezinfektues që përdoret nga infermieret në spitalin Oguchi.

Qeset e serumit ishin të shpuara, që dezinfektuesi të kalonte brenda. Që prej rastit të dy vdekjeve, policia ka gjetur dhe 10 serume të tjera të shpuara, të cilat gjendeshin në katin e katërt të dhomës së infermiereve.

Policia beson se injektimi i serumeve ka ndodhur gjatë një pushimi 3 ditor të stafit. Tani janë në hetim 46 pacientë të cilët dyshohen se kanë vdekur nga i njëjti shkak. Dyshohet se shkaku i vdekjes së personave është një infermiere.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy