Kryedemokrati Lulzim Basha ka nisur mëngjesin e sotëm me një bashkëbisedim që ka pasur me një nga biznesmenët e vendit.
Basha shkruan në Tëitter dhe Facebook se qytetarët kanë pritur një ndihmë nga Rama por ky i fundit nuk ka kohë për to.
‘Kanë pritur që qeveria t’i ndihmojë por Edi Rama s’ka kohë/para për ta. Ne do ta ndryshojmë këtë gjendje. Ne do të kujdesemi për biznesin, të vetëpunësuarit, të gjithë qytetarët dhe do të japim ndihmë financiare për çdo qytetar. Ne do të sjellim shpresë për Shqipërinë.’-shkruan Basha teksa ndan një fragment nga biseda me biznesmenin Gjok Bunaj.
Gjok Bunaj i është ankuar Bashës se tashmë biznesin e tij e konsideron të falimentuar me pasojat e pandemisë pasi nuk ka xhiro teksa paguan tatime ditë për ditë.
Sipas Bashës, qeveria e re e PD do ta ndryshojë këtë gjendje dhe do të sjellë shpresë për të gjithë.
“Qytetarët shqiptarë kanë nevojë për një qeveri që punon për ta. Për familjet tuaja. Një qeveri që nuk e kalon gjithë kohën me politikë, por duke i dhënë ndihmë financiare çdo familje. Një qeveri që nuk merret me Instagramin gjithë ditën, por me mposhtjen e pandemisë. Një qeveri që do të sjellë shpresë të re për të gjithë”, vijon kreu i PD.



