Një 27 vjeçar në Vlorë ka humbur jetën mbrëmjen e sotme pasi është qëlluar me armë teksa kthehej në banesën e tij.
Ai është gjetur i vdekur nga policia në automjetin e tij pasi më herët një person i kishte telefonuar uniformat blu për ti informuar. Sipas policisë i vdekuri me incialet B. B është qëlluar me armë zjarri.
Ai kishte qenë duke dërguar të fejuarën e tij në banesën e saj ndërsa në kthim, ekzaktësisht në Fushë Dukat të Orikumit, i është bërë edhe prita.
Sipas policisë 27-vjeçari është një person pa precedent penal dhe kishte një muaj që ishte kthyer nga Italia.
B.B në shtetin fqinj rezulton të ketë kryer një dënim për lëndë narkotike.



